Site icon PORTALB

U konfirmua rasti i parë me koronavirus në Greqi

Koronavirus

Koronavirus

Në Greqi është konfirmuar rasti i parë me koronavirus, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me koronavirus është infektuar një grua 38-vjeçare e cila kishte qëndruar për vizitë në Itali.

Shefi i repartit të sëmundjeve infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras deklaroi se gruaja nga mbrëmë ndodhet në karantin në një spital në Selanik.

Më tej thuhet se gruaja para pak kohësh ka qëndruar për vizitë në Itali dhe se nën vëzhgim janë edhe anëtarët e saj të familjes me të cilët ka qenë në kontakt.

Exit mobile version