Site icon PORTALB

RMV, aktakuzë kundër dy hajdutëve nga Shqipëria: Vodhën 11.000 euro nga një automjet

Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë për vjedhje të rëndë kundër dy personave shtetas të Shqipërisë.

Të pandehurit, si bashkëkryerës, më 24.09.2019, qëndron në kumtesën e Prokurorisë, nga automjeti “Folksvagen Pasat” me targa të Gjevgjelisë, i parkuar në garazhet e njërës qendër tregtare në Shkup, ka marrë një çantë burrash me 684.200 denarë (11.000 euro).

Për shkak të rrezikut nga arratia, prokurori publik deri te Gjykata Penale Shkup ka dorëzuar propozim me të cilin kërkoi të pandehurve t’u vazhdohet masa paraprakisht e caktuar e arrestit.

Exit mobile version