Site icon PORTALB

Pasdite erdhi nga Milano në Shkup, një person po testohet për korona në Klinikën Infektive

Klinika për Sëmundje Infektive - Shkup

Klinika për Sëmundje Infektive - Shkup

Një qytetar i është nënshtruar testeve për virusin korona në Klinikën Infektive në Shkup. Personi sot pasdite nga Milanoja ka arritur në Shkup. I njejti ka kaluar në kamera termale por e njejta nuk ka kapur simptome të sëmundjes, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan TV21, transmeton Portalb.mk.

Për momentin personi në fjalë ka simptome të gripit, nuk ka temperaturë dhe është në gjendje stabile.

Megjithatë me t’u paraqitur simptomet e para vetë pacineti rreth orës 22 është paraqitur në Klinikën Infektive, raporton TV21. Sapo është pranuar, siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, ai është izoluar dhe po kryhen testet e nevojshme për të parë nëse është i prekur me virusin e rrezikshëm.

Rezultaten pritet të dalin pas dy orësh.

Exit mobile version