Site icon PORTALB

Qytetari nga Haraçina i dyshuar për shitje të drogës

Policia e Maqedonisë

Policia e Maqedonisë

Prokurori publike nga Prokuroria themelore publike – Shkup urdhëroi hetim ndaj një personi të moshës 20 vjeçare, si i dyshuar për kryerje të veprës penale, transmeton Portalb.mk.

Ai dyshohet se për prodhim dhe tregti të paautorizuar të narkotikëve, që dënohet sipas nenin 215, paragrafit 1 të Kodit penal.

“I dyshuari, në shtëpinë e tij në Haraçinë, për shitje pa leje ka mbajtur mariuanë në sasi neto prej 1007.8 gram, fshehur në dollapin e hapësirave të podrumit. Droga ishte gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrollit në shtëpi më 23 shkurt”, deklaruan nga PTHP.

Prokurori publik deri te gjyqtari i Gjykatës penale Propozoi paraburgim për personin e dyshuar.

Exit mobile version