Grabitet bastore në Shkup
Në bulevardin “Partizanski Odredi” mbrëmë është grabitur bastore sportive “Bet City Ballkan” e cila gjendet në qendrën tregtare “Leptokarija”.
Rreth orës 20 një person i maskuar dhe i armatosur ka kryer grabitje ndaj të punësuarve S.N 34 vjeçar dhe M.S 23 vjeçar nga Shkupi.
Autori i vjedhjes me pistoletë në dorë ka kërkuar para, pas së cilës punëtorët i kanë dhënë 300.000 denarë. Menjëherë pas asaj vjedhësi është larguar në drejtim të panjohur./Portalb