Site icon PORTALB

MPJ: 23.000 shtetas të Maqedonisë në rajonet kritike në Itali

Ministria e Punëve të Jashtme, RMV

Rreth 23 mijë qytetarë, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut momentalisht gjenden në rajonet kritike në Itali (Lambardija, Veneto dhe Emilija-Romanja) ku është regjistruar virusi vdekjeprurës korona, njoftojnë nga Ministria e Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas informacioneve nga ky dikaster, deri në këtë moment nuk ka informacion për qytetarë të RMV-së të cilët janë të prekur nga ky virus.

Njëkohësisht, Ministria e Jashtme rekomandon masa kujdesi gjatë udhëtimit në rajonin e Lombardija, Veneto dhe Emilija Romanja, gjatë kësaj periudhe.

Deri tani në Itali kanë vdekur 5 persona nga virusi Korona.

Exit mobile version