Site icon PORTALB

Është djegur një kontejner afër Spitalit të Tetovës (VIDEO)

Kontejneri i djegur në Tetovë.

Kontejneri i djegur në Tetovë.

Tym dhe aromë tejet shqetësuese kundërmonte sot në afërsi të Spitalit të Tetovës, si pasojë e djegies së një kontejneri plastik nga persona ende të pa identifikuar. Rasti u konfirmua nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë, të cilët thane se janë duke punuar në gjetjen e autorëve ngaqë është dëmtuar edhe një veturë, shkruan Portalb.mk.

Sot në ora 17:00 në afërsi të Spitalit të Tetovës, është djegur një kontejner, zjarr ky i cili më pas ka dëmtuar edhe një veturë e cila ka qenë e parkuar afër vendngjarjes.

Nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë, thanë se aktualisht ndodhen në teren dhe po merren me rastin, deri në këtë moment nuk dihet se kush është autori i ngjarjes.

“Menjëherë pasi u informuam, ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme doli në teren për të investiguar rastin, policët aktualisht ndodhen atje dhe nuk dihet ende se kush është autori i djegies së kontejnerëve. Do të kërkojmë kamerat e sigurisë, ngaqë është dëmtuar edhe një veturë” tha zëdhënësi i SPB, Tetovë, Fatmir Rexhepi për Portalb.mk.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që në Tetovë digjen mbeturinat dhe autorët e këtyre rasteve, thuajse asnjëherë nuk janë gjetur.

Exit mobile version