Site icon PORTALB

Konservatorët në Iran i fituan zgjedhjet parlamentare sipas rezultateve preliminare

Zgjedhje në Iran

Zgjedhje në Iran

Konservatorët në Iran pritet të fitojnë zgjedhjet parlamentare sipas rezultateve preliminare, kanë raportuar mediat lokale, duke theksuar se kandidatët e linjës së ashpër kanë shënuar përparësi në Teheran.

Sipas raportimeve, një listë e kandidatëve konservatorë të drejtuar nga Mohammad Bagher Qalibaf pritet të fitojnë 30 ulëset e parlamentit.

Qalibaf, ish-udhëheqësi i Teheranit, pritet të jetë kryeparlamentari i ri, transmeton REL.

Autoritetet kishin shtyrë votimin për 5 orë më shumë që t’ju mundësojnë sa më shumë njerëzve të marrin pjesë në votim. Rezultatet përfundimtare pritet të shpallen më 23 shkurt.

Këto janë zgjedhjet e para prejse Shtetet e e Bashkuara i kanë rikthyer sanksionet kundër Republikës Islamike, në maj të vitit 2018, për shkak të programit të saj bërthamor.

Këto sanksione e kanë goditur rëndë ekonominë e Iranit.

Mijëra kandidatë të moderuar janë ndaluar të marrin pjesë në zgjedhje, për shkak të, siç është thënë, mospërmbushjes së kushteve.

Për rrjedhojë, rezultati pritet të dobësojë politikisht presidentin Hassan Rohani, i cili shihet si më i moderuar.

Më shumë se 7,000 kandidatë garojnë për 290 ulëset e parlamentit, të njohur si Majlis.

Ai është pjesë e një sistemi të përzier të qeverisjes demokratike dhe teokratike në Iran, nën të cilin, udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei, e ka fjalën e fundit për çështjet më të rëndësishme.

Exit mobile version