Rreth gjysma e popullatës në RMV është e brengosur nga vjedhja e identitetit

Rreth gjysma e popullatës në RMV është e brengosur nga vjedhja e identitetit dhe të qenët viktimë e mashtrimit me përdorimin e kartelës bankare, ndërsa më shumë se një e pesta (16 për qind) kanë qenë viktimë e dhunës kibernetike, më së shumti përmes zbulimit të softuerit të dëmshëm (29,3 për qind), tregon hulumtimi i fundit i mendimit publik për zbatimin e masave të sigurisë në internet të Agjencisë së Komunikime Elektronike.

Lidhur me mbrojtjen e privatësisë gjatë përdorimit të internetit, 50,3 për qind e të anketuarve kanë thënë se kanë instaluar program kundër viruseve në disa vitet e fundit.

Lidhur me ndërmarrjen e masave gjatë përjetimit të krimit, më shumë se gjysma e të anketuarve do të kishin lajmëruar policinë në rast të vjedhjes së identitetit, hasjes së materialit me pornografi fëmijërore ose mashtrim me përdorimin e kartelës bankare. Nëse ndonjë furnizues bën mashtrim gjatë blerjes elektronike në ueb-faqen do të ishin lajmëruar 3,5 për qind e të anketuarve, ndërsa 36,1 për qind gjatë hakimit në rrjetë sociale.

Kur bëhet fjalë për mbrojtjen e fëmijës nga shqetësimi në internet, pjesa më e madhe (35.7 për qind) kanë thënë se do të kishin biseduar me të lidhur me rreziqet nga përdorimi i internetit dhe do t’i kishte ndjekur aktivitetet e tij (32 për qind). Një e pesta e të anketuarve, nga ana tjetër, kanë deklaruar se do ta kishin kufizuar kohën për internet.

Siç tregon anketa, me sigurinë kibernetike janë të njoftuar 60 për qind e popullatës, prej të cilëve më së shumti të anketuar nga rajoni lindor dhe verilindore me rreth 70 për qind. Në mesin e të anketuarve meshkuj dhe femra nuk ka dallim në raport me njoftimin me sigurinë kibernetike. Dallimi ekziston mes të anketuarve nga mjedisi urban dhe rural, me përparësi te mjedisi urban. Të anketuarit e grupmoshës prej 15 deri 19 vjeç (92,1 për qind), të punësuarit (65,4 për qind) dhe të vetëpunësuari (76,5 për qind), si dhe të anketuarit me nivel më të lartë arsimor (mbi 94 për qind). Prej tyre, vetëm 12,4 për qind janë të informuar shumë mirë për rreziqet nga krimi kibernetik. Përmes medieve për sigurinë kibernetike janë informuar 41,1 për qind. Pjesa më e madhe e të anketuarve janë të brengosur për të dhënat personale dhe mundësinë që të bëhen viktimë kibernetike, gjegjësisht 45,9 për qind e të anketuarve besojnë se rritet rreziku që të bëhet viktimë kibernetike.

Siç tregon anketa, vetëm 26,2 për qind e të anketuarve konsiderojnë se mund të mbrohen nga krimi kibernetik përmes softuerit kundër viruseve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button