Angelovska: Digjitalizimi mundëson departizim dhe administratë efikase

Investimi në kapitalin njerëzor, në teknologjitë si dhe reformat për  administratë të shpejtë efikase, do të mundësojnë vazhdimësi në rritjen ekonomike e cila sërish do të gjenerohet  nga sektori privat, thotë në intervistë për Kapital ministrja e Financave Nina Angelovska duke potencuar se nevojitet që shteti përmes politikës fiskale të jetë erë në kurriz të sektorit privat nga shumë aspekte, njofton MIA.

Ajo potencoi se njerëzit janë ata të cilët janë bartës të produktivitetit, për atë është e rëndësishme të investohet në  kapitalin njerëzor, por edhe në teknologji të reja të cilat do ta rrisin produktivitetin.

“Për atë buxheti  për vitin 2020 është kahëzuar drejt investimeve në kapitalin njerëzor, me mbi 60 për qind nga ana e të ardhurave në shëndetësi, arsim dhe  punë sociale si fusha. Atë që mund ta theksoj për momentin  me politikën fiskale mbështetja e sektorit privat  zbatohet me masat  të cilat e simulojnë aktivitetin investues të kompanive, ofrojnë mbështetje për ruajtje të kuadrove  cilësore, por edhe veprojnë në krijimin e kuadrove adekuate të tregut të punës. Ashtu në buxhetin e sivjetëm për masën e subvencionimit të kontributeve për rritje të pagave janë siguruar 2,4 miliard denarë,  për masat për rritje të konkurencës të sektorit privat 3 miliard denarë dhe për masat aktive  për punësim 1,4 miliard denarë. Përmes masave për mbështetje të investimeve  nxitet edhe furnizimi  i teknologjisë së re përmes kthimit të një pjese të  mjeteve të investuara, në atë mënyrë duke i nxitur firmat ta zëvendësojnë. Në lidhje me zëvendësimin e teknologjisë së vjetëruar ekzistojnë, gjithashtu mundësi, përmes masave për mbështetje të  rritjes ekonomike,  me të cilat kthehet një pjesë e investimit  të kompanive  të bëra në teknologji të reja”, tha Angelovska.

Angelovska thotë se që të bëhet sektori privat nxitës  i rritjes, shteti që të jetë erë  në kurriz, nevojitet administratë efikase.

“Vetëm me digjitalizimin besoj se  është e mundur  administrata efikase dhe departizimi. Proceset digjitale, të cilat do ta mënjanojnë faktorin e njëanshëm njerëzor në sjelljen e vendimeve, mjedisit pa letra,  rregulla të organizuara dhe të qarta – mendoj se vetëm ajo  është zgjidhja  edhe për ballafaqim me  korrupsionin, për rritje të produktivitetit dhe rrethinës më të mirë për udhëheqje të biznesit”, thotë Angelovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button