Site icon PORTALB

Kapsula “Cyngus” arrin në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

Anija kozmike e NASA-s

Anija kozmike e NASA-s

Kapsula e ngarkesave “Cyngus” e kompanisë amerikane për hulumtime hapësinore “Northrop Grumman”, ka mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia amerikane për aviacion dhe hulumtime hapësinore (NASA) njoftoi se kapsula, në të cilën gjenden pajisje për eksperimente, është pozicionuar në stacionin hapësinor.

Kapsula do të duhej të qëndrojë tre muaj, e më pas të kthehet në Tokë me mostrat.

Pajisjet dhe furnizimet në ISS janë dërguar me kapsulat e ngarkesave “Cygnus”, të cilat i ka zhvilluar “Northrop Grumman” dhe “Dragon” të zhvilluar nga SpaceX.

Exit mobile version