Zëvendësi, Gjonul Bajraktar i ka marrë autorizimet në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar i ka marrë autorizimet dhe përgjegjësinë në udhëheqjen me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, vendosi Qeveria në seancën e djeshme, njofton Portalb.mk.

“Në pajtueshmëri me nenin 2 dhe 48 të Ligjit për Organizim dhe Punë të Organeve të Administratës Shtetërore në pjesën 4 që rregullohet udhëheqja me organet e administratës shtetërore dhe marrëdhënieve mes tyre, thuhet se zëvendësi e zëvendëson ministrin në rast kur ai mungon ose kur ai për shkak të sëmundjeve dhe arsyeve tjera nuk mundet që ta kryejë funksionin e tij, me të gjitha autorizimet dhe përgjegjësitë në udhëheqje”, kumtuan nga Qeveria.

Ish ministrja teknike nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Rashela Mizrahi u shkarkua nga detyra me kërkesë të ministrit teknik Oliver Spasovski pasi që disa herë është paraqitur në konferencë për shtyp në Ministri me tabelën e vjetër, ku në vend të emrit të ri të shtetit – Republika e Maqedonisë së Veriut, shkruan Republika e Maqedonisë, si dhe nuk respekton Ligjin e gjuhëve.

Për këtë, Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka marrë një notë proteste nga Ministria e Jashtme e Greqisë për shkelje të Marrëveshjes së Prespës, për emrin e shtetit

VMRO DPMNE-ja disa herë ka bërë të ditur se në rast se fiton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 12 prill do të nis menjëherë procedurat për kthimin e emrit të vjetër të shtetit dhe me këtë do të anulojë Marrëveshjen me Greqinë.

LEXO: Ministrja Mizrahi në takim me ambasadorin rus, ndërkohë deputetët kërkojnë shkarkimin e saj
LEXO: Aleanca për Shqiptarët kërkoi shkarkimin e ministres Mizrahi
LEXO: Athina ka akuzuar Shkupin për shkelje të Marrëveshjes për emrin
LEXO: Dimitrovi kërkoi nga kryeministri Spasovski të shkarkojë ministren Mizrahi, i problematizon marrëdhëniet me Greqinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button