Site icon PORTALB

Rusia: SHBA do të vendosë raketa të rangut të shkurtër e të mesëm në Evropë

Ilustrim

Moska ka paralajëmruar SHBA kundër vendosjes së sistemeve raketore pranë kufijve të Rusisë duek argumentuar se kjo do të çojë në “degradim” të sistemit global për kontrollin e armëve.

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha pas mbylljes së konfrencës së sigurisë në Munih se SHBA po përgatit terrenin për dislokimin e raketave që më parë ishin ndaluar të vendoseshin në Evropë, Azi dhe në ishujt e oqeanit Paqësor, me traktatin e armatimeve bërthamore SHBA-Rusi.

“Sigurisht që ne do ta diskutojmë këtë me Francën por për të arritur një marrveshje të detajuar ne kemi nevojë për marrëveshje e konsultime multilateral që sigurisht të përfshijnë SHBA, transmeton Top Channel.

Ata po përgatiten për dislokimin e këtyre armëve, më parë të ndaluara, në Evropë e Azi”, tgha ministri.
President Donald Trump ka njoftuar vitin që shkoi tërheqjen e SHBA nga akordi i vitit 1987 duke akuzuar Rusinë për shkelje dhe duke kërkuar dhe përfshirjen e Kinës.

Exit mobile version