Site icon PORTALB

Tërmet i fuqishëm goditi ishullin iranian

Tërmet- Ilustrim

Një tërmet me magnitudë 5,8 shkallësh ka goditur në afërsi të ishullit iranian Qeshm në Gjirin Persik, kanë njoftuar mediat iraniane.

“Deri më tani nuk ka raportime për viktima”, tha për agjencinë Irna, guvernatori i ishullit Qeshm, Alirezza Nasri, transmeton REL.

“Ka çarje të mureve të ndërtesave”, shtoi ai.

Agjencia gjeologjike e Shteteve të Bashkuara, ka regjistruar lëkundjet në këtë ishull në 5,5 shkallë të Rihterit.

Exit mobile version