Site icon PORTALB

RMV, Kuvendi e miratoi Ligjin për mbrojtje

ARM - Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut

ARM - Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Me gjithsej 80 vota “pro” dhe asnjë kundër, Kuvendi sot në kuadër të seancës së 123-të e miratoi Propozim Ligjin e plotësuar për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje.

Paraprakisht në kuadër të seancës së 135-të, u miratua edhe Ligji për Prokurorinë publike, si dhe Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshill të prokurorëve publik.

Gjatë miratimit të ligjeve për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshill të prokurorëve publik dhe për mbrojtje, deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk ishin të pranishëm.

Vijon seanca e 137-të, në të cilën Kuvendi duhet të shpërbëhet në vigjilje të zgjedhjeve të caktuara për më 12 prill.

Exit mobile version