Site icon PORTALB

RMV, përderisa Kuvendi e kishte nisur shkarkimin e saj, Mizrahi nënshkruante vendime për punësime

Rashela Mizrahi

Rashela Mizrahi

Rashela Mizrahi ka sjellë vendime për ndryshime të personelit dhe autorizime me 14 shkurt, ditën kur në Kuvend është ngritur procedurë për shkarkimin e saj nga funksioni i ministrit teknik për punë dhe politikë sociale.

Këtë e bëri të ditur Qeveria pas seancës së mbrëmshme në të cilët u miratua vendimi për anulimin e vendimeve të sjellura nga Mizrahi.

“Në këtë seancë, Qeveria mori një vendim që të anulojë vendimet për ndryshimet e peronelit dhe autorizimet e Ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi, të miratuara në 14 shkurt, ditën kur filloi procedura për shkarkimin e saj në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë Veriore”, thuhet në deklaratë. në një deklaratë të Qeverisë.

Mizrahi u pushua dje pas një seance të asamblesë maratonë që zgjati deri rreth orës pesë.

Exit mobile version