Site icon PORTALB

Macron humbi kandidatin e tij kryesor për kryetar bashkie në Paris

Presidenti francez, Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron ka pësuar një goditje të rëndë pasi ish-zëdhënësi i tij i qeverisë u tërhoq nga gara për kryebashkiak të Parisit, pas raportimit të mediave franceze për rrjedhjen në internet të fotografive komprometuese seksuale, shkruan Anadolu Agency, transmeton Portalb.mk.

Tërheqja e papritur e Benjamin Griveaux la partinë e Macronit pa kandidat për kryetar bashkie në kryeqytetin francez për zgjedhjet komunale muajin e ardhshëm.

Sot në mëngjes, Griveaux i zemëruar njoftoi tërheqjen e tij nga gara, duke thënë se ai është në shënjestër të “sulmeve të kota” në internet dhe rrjetet sociale.

Exit mobile version