Site icon PORTALB

Tre fëmijë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve janë në gjendje kritike

Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve

Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve

Tre fëmijë prej 17-të pacientëve të hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkupi janë në gjendje shëndetësore serioze, si rezultat i komplikimeve nga gripi sezonal, njofton Portalb.mk.

Të gjitha tre rastet, përveç gripit sezonal, janë të sëmurë edhe me sëmundje tjera.

Drejtoresha e kësaj klinike ka deklaruar se asnjëri prej tyre nuk është në aparatin për frymëmarrje, ndërkaq gjendja e 14 pacientëve tjerë është nën vëzhgim të ekipeve mjekësore.

Exit mobile version