Site icon PORTALB

Pogba: Mezi pres të kthehem në fushë

Pogba

Pogba

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, përmes rrjeteve sociale ka porositur se mezi pret që të kthehet në fushën e gjelbër, pas një pauze të gjatë për shkak të lëndimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pasi filloi vetëm pesë ndeshje të Premier Ligës këtë sezon, duket se Pogba është afër rikuperimit dhe do të jetë në dispozicion për trajnerin e ekipit Ole Gunnar Solskjaer.

Pogba në janar pati operacion në kyçin e këmbës për shkak të cilës një kohë të gjatë kishte dhimbje dhe nuk mund të luante në vazhdimësi.

“Katër javë pas operacionit ndjehem mirë. Mezi pres të kthehem”, porositi Pogba nën fotografinë nga stërvitja në palestër.

Exit mobile version