Site icon PORTALB

Luftë me armë nga makina në makinë në Shkodër (VIDEO)

Të shtëna me armë zjarri raportohet të kenë ndodhur në Shkodër. ABC News ka mësuar se një person ka mbetur i plagosur ndërsa të shtënat kanë ardhur nga dy makina drejt njëra- tjetrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Parrucë’ në qendër të qytetit.

Burime për ABC News njoftojnë se në rrethana ende të paqarta dy automjete kanë shkëmbyer zjarr me njëri-tjetrin.

Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur mes dy makinave, një autoveturë merzedes-benz dhe një fuoristrade.

Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e të shtënave me armë.

Informacionet për persona të plagosur janë kontraditore por janë duke u verifikuar të gjitha të dhënat.

Sipas raportimit të gazetarit Simon Shkreli për abcnews.al dyshimi për persona të plagosur ka ardhur si pasojë e lëvizjeve në emergjencë të ambulancave në rrugën ku ka ndodhur ngjarja.

Ndërkohë policia ka dhënë informacionin e saj paraprak, ku thotë se të shtënat kanë qenë në ajër, dhe nuk ka persona të dëmtuar.

Njoftimi i policisë:

“Shkoder/ Informacion Paraprak

Më datë 12.02.2020, rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Parruce, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe është larguar me automjet .

Nga verifikimet e bëra nga policia nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor  dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin  dhe kapjen e autorit”.

Exit mobile version