Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka arritur kërkesa e kryeministrit teknik, Oliver Spasovski, i cili kërkoi nga deputetët që të shkarkohet ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi, njofton Portalb.mk.
“Kryeministri teknik dhe Qeveria kanë obligim që të sigurojnë ruajtje të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut. Duke e pasur parasysh se Mizrahi me vetëdije dhe me qëllim e shkelë Kushtetutën dhe me atë e rrezikon ardhmërinë euro-atlantike të vendit, Spasovski deri në Kuvend ka dorëzuar propozim për shkarkimin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale”, thonë nga Qeveria.
Deri te ky vendim erdhi pasi që Mizrahi disa herë është paraqitur në konferencë për shtyp në Ministri me tabelën e vjetër, ku në vend të emrit të ri të shtetit – Republika e Maqedonisë së Veriut, shkruan Republika e Maqedonisë.