Site icon PORTALB

Juve gëzoi tifozët, “burgos” për 4 vite lojtarin titullar

Juventus

Ndërkohë që është punon me intensitet për të ofruar lojtarë cilësor, Juventusi ka blinduar portierin titullar Wojciech Szczesny, transmeton OraNews.

Polaku ka rinovuar zyrtarisht kontratën me klubin bardhezi deri në verën e vitit 2024. Kontrata e mëparshme e ish-lojtarit të Romës me bardhezinjtë skadonte në verën e vitit 2021. 29-vjeçari është pjesë e Juves që nga vera e vitit 2017-të kur u ble nga Arsenali pasi kishte luajtur për 2 sezone si i huazuar te Roma.

Szczesny deri tani me fanellën bardhezi ka zhvilluar 84 ndeshje zyrtare teksa ka fituar 2 kampionate, 1 Kupë Italie dhe një Superkupë italiane duke qenë një protagonist absolut me “zonjën e vjetër”.

Exit mobile version