Site icon PORTALB

Juventusi në telashe, ylli i sulmit humb ndeshjen me Milanin dhe rrezikon Interin

Juventus

Vështirësia për klubet që luajnë në 3 kompeticione tashmë fillon të ndihet në këtë fazë të sezonit, transmeton OraNews.

Një skuadër e cila do të synojnë maksimumin këtë vit futbollistik është edhe Juventusi. Bardhezinjtë kanë marr një lajm të keq pasi Douglas Costa është dëmtuar dhe do të qëndrojë jashtë fushave të futbollit për rreth 20 ditë.

Analizat të cilave u është nënshtruar sulmuesi brazilian pas dëmtimit që pësoi në takimin ndaj Hellas kanë përcaktuar se anësori i djathtë ka pësuar tërheqje. Costa humbet kështu gjysmëfinalen e parë ndaj Milanit në Kupën e Italisë, takimin e parë në 1/8-at e Championsit ndaj Lyon dhe si rrezikon përballjen e madhe ndaj Interit në Serie A që do të luhet në fillim të marsit.

Exit mobile version