Site icon PORTALB

Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët nuk do ta votojnë Ligjin për Prokurori

Ziadin Sela dhe Syrija Rashidi. Foto: Portalb.mk

Ziadin Sela dhe Syrija Rashidi. Foto: Portalb.mk

Partitë opozitare Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët nuk do ta votojnë Ligjin për Prokurori, pasi që sipas tyre më këtë ligj po synohet amnistimi i kriminelëve njofton Portalb.mk.

Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli deklaroi se nuk do të votojë për këtë ligj pasi që ata nuk janë konsultuar për këtë version. Ai tha nuk do ta përkrahë këtë ligj pasi që ai është më ndryshe se versioni për të cilin janë marrë vesh.

“Ky version po bëhet për amnistim të politikanëve të lartë, të cilët realisht janë kapur në krim dhe tani duan që të amnistohen.

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi ka akuzuar Ministrinë e Drejtësisë se në Kuvend ka sjellë propozim ligj për Prokurorinë ndryshe nga ai që janë dakorduar paraprakisht.

“Aleanca për Shqiptarët nuk e pranon nenin 110 pasi me atë, pretendohet amnisti për krimet dhe korupsionin e bërë nga funksionarët shtetëror. Me këtë nen, materialet e përgjuara nuk do të shërbejnë si dëshmi për të ngritur akuza”, tha Rashidi.

Ligji pritet sot të votohet. Për në ora 17:00 është caktuar seancë plenare.

Exit mobile version