Site icon PORTALB

Torta madhështore e fshatit Sedlarcë e Epërme u nis për në Tiranë

Foto: Tetova Qytet i Studentëve

Foto: Tetova Qytet i Studentëve

Në rrethinën e Tetovës gjegjësisht në fsh.Sedllarcë e epërme është ndërtuar një tortë madhështore për nder të 100 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë nga profesori i nderuar Bashkim Selmani i cili është banor i fsh.Sedllarcë.

Torta nuk është e thjeshtë, transmeton Tetova 1, në vete përmban një kuptim shumë thelbësor që nuk e le atë të quhet thjesht një ëmbëlsirë, por asaj i jep kuptimin e bashkimit të trojeve shqipëtare.

Torta ka formën e ballkonit ku Ismail Bej Qemali ngriti flamurin në Vlorë. Vlenë të theksohet se me këtë torte Prof. Bashkim Selmani do të udhëtojë deri në Shqipëri dhe do të kthehet përsëri në Tetovë.

Udhëtimin do ta fillojë me date 28 Nëntor të mëngjesit. I dëshirojmë rrugë të mbarë dhe shpresojmë se me këtë vepër të bukur që na nderoi Prof.Bashkim Selmani të arrihet një herë e përgjithmon bashkimi i trojeve shqiptare./portalb/

Exit mobile version