Site icon PORTALB

Shulc: Negociatat me Maqedoninë, çështje e hapur

Martin Shulc

Martin Shulc

Procesi i zgjerimit të BE-së nuk do të ndalet, por mundësia që të hapen negociatat me Maqedoninë mbetet çështje e hapur, deklaroi kryetari i Parlamentit Evropian (PE) Martin Shulc.

“Në Evropë kemi krizë të sistemit politik, dhe zgjerimi është shembull shumë i mirë. Që të hapen negociatat për anëtarësim në BE, nevojitet pëlqimi i njëzëshëm i të gjitha anëtareve. BE-ja ende nuk e ka zgjidhur problemin e vet, ende nuk kemi vendosur nëse dëshirojmë të jemi federatë apo bashkësi e shteteve sovrane.

Kjo çështje e pazgjidhur strukturore mbetet problem i madh në punën e Bashkimit Evropian, dhe luan rol të madh në zgjerimin, sepse nëse duan të gjitha shtetet të pajtohen, gjithmonë ka nga një ose dy që kanë problem. Për Maqedoninë, e dini fqiun tuaj, i cili ka problem të madh me emrin tuaj, Maqedoni, theksoi Shulc. /portalb/

Exit mobile version