Site icon PORTALB

Një i burgosur me dënim të përjetshëm është arratisur nga burgu i Idrizovës

Burgu i Idrizovës

Burgu i Idrizovës, foto arkiv

Një i burgosur nga Shqipëria i dënuar me burgim të përjetshëm ka mundur të arratiset nga burgu i Idrizovës herët mëngjesin e sotëm.

Sipas personit përgjegjës i turnit në burgun i Idrizovës, i dënuar me inicialet A.D ishte në qelinë e tij gjatë një kontrolli që ai kishte kryer më datën 07.02.2020. në orën 19:00, ndërsa ai konstatoi largimin e ti në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm.

Sipas hetimeve të para i dënuari me burgim të përjetshëm është arratisur duke prerë hekurat e dritares së një qeli në katin e tretë të burgut.

Exit mobile version