Shterjov e ka zgjedhur mbesën e tij për prokurore në mënyrë të paligjshme, KShPK– puna jonë është deri këtu

Ish kryetar i Këshillit të prokurorëve publikë e ka shkelur Ligjin për parandalim të korrupsionit dhe nuk ka abstenuar nga votimi kur mbesa e tij është zgjedhur prokurore në Prokurorinë publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka konstatuar sot Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit, por Këshilli i prokurorëve publikë nuk do të ngritë procedurë për këtë, njofton Portalb.mk.

“Punë jonë është deri këtu…, ka konstatuar kryetari KShPK”, Biljana Ivanovska në seancë.

KShPK-së i ka ngelur vetëm të konstatojë se i ka shteruar kompetencat ligjore që i ka në këtë rast.

Në Janar 2018, Shterjov nuk ka abstenuar nga votimi për prokurorët e rinj, ndër të cilët kishte qenë edhe mbesa e tij. KShPK C ka ngritur procedurë për nepotizëm, ose konflikt interesi dhe e ka njoftuar Këshillin e prokurorëve publikë. Por, Këshilli është përgjigjur se vota e Shterjov, e cila ka votuar si i përmbajtur, kishte qenë e nevojshme për të siguruar kuorum dhe për të zgjedhur prokurorët e rinj.

– Kjo nuk mund të jetë arsyetim. Kërkuam nga Këshilli që të fillojë procedurë për përgjegjësi, Këshilli ka vepruar dhe ka konstatuar se nuk kishte asnjë përgjegjësi, përsëri me të njëjtin arsyetim. Fatkeqësisht, çdo mundësi për veprimin tonë të mëtejshëm ndalon këtu, tha anëtarja e KShPK-së, Sofka PejovskaDojçinovska.

Pas kësaj, KShPK sipas procedurë vendosi të pezullojë veprimin, pasi Komisioni nuk ka hapësirë ligjore për të vazhduar me procedurën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button