Site icon PORTALB

Kamera e celularit do të përdoret si ‘letërnjoftim’ për të kryer disa shërbime administrative në RMV

Administratë, sportel, foto: Borçe Popovski, "Koletkif.mk"

Administratë, sportel, foto: Borçe Popovski, "Koletkif.mk"

Në Maqedoninë e Veriut, kamera e celulari do të shfrytëzohet nga qytetarët në vend të letërnjoftimit, për t’u identifikuar gjatë kryerjes së disa shërbimeve në distancë, transmeton Portalb.mk.

“Kaluam një kontroll të rreptë të biometrikës dhe kjo që është e rëndësishme se sistemi nuk i ruan informacionet për njerëzit që do të thotë nuk ekziston bazë të të dhënave e cila do të mund të hakohet”, tha Çarls Valton, zv.kryetari i “Masterkard”, e cila do të ndan rreth tre milionë euro për këtë projekt.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së RMV-së dhe “Masterkard”-it, qytetari mund të përdor kamerën e celularit për të ‘nënshkruar’ marrëveshje për kartela pagesore, marrëveshje me operatorët telekomunikues si dhe gjatë marrjes së shërbimeve publike.

“Për fillimi të marrëveshjes së re për kartelë pagesore apo marrëveshje të re të përdoruesit në cilëndo kompani për shërbim të caktuar telekom apo për aplikim dhe marrje të shërbimeve publike, identifikimi do të kryhet përmes kamerës së celularit tuaj pa dallim ku ndodheni fizikisht dhe në cilën pjesë të botës”, tha Damjan Mançevski, ministri për shoqëri informatike dhe administratë.

 

Exit mobile version