Thiago Silva është një nga protagonistë kryesor tek skuadra e Paris Saint Germain, transmeton OraNews.
Mbrojtësi brazilian i cili mbanë edhe shiritin e kapitenit në krahë, i skadon kontrata me parisienët në fund të këtij sezon dhe kërkon rinovimin edhe për 2 vite të tjera. Sipas mediave franceze, drejtuesit e klubit kampion në fuqi në Ligue 1, me në krye Leonardon nuk dëshirojnë që të rinovojnë me Silvën për shkak të moshës së tij.
Ish lojtari i Milanit në shtator mbush 36 vjeç dhe klubi synon që të përforcohet me elementë të rijnë. Për Thiagon interesohet Milani por edhe disa klube elitare në futbollin turk.