Site icon PORTALB

Vuçiqi: S’mund të flasim me Kosovën nëse ajo pret vetëm njohjen dhe kërkimfalje për diçka

Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq, foto nga Portalb / Arbnora Memeti

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se s’mund të ketë bisedime me Kosovën nëse përfaqësuesit e saj mendojnë se në thelb s’ka për çka të bisedohet.

Vuçiqi, duke iu përgjigjur pyetjeve të parashtruara përmes Facebook-ut, ka thënë se përfaqësuesit e Kosovës nuk duhet të presin që “Serbia të njohë sa më parë pavarësinë e saj dhe t’u kërkojmë falje për diçka”, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

“Nëse e mendojnë këtë, këtë lloj bisede e kemi përfunduar. Shpresoj se njerëzit në Prishtinë do të jetë të arsyeshëm e racionalë që e kuptojnë se është e rëndësishme të bisedojmë dhe të tentojmë të gjejmë kompromis”, tha Vuçiqi, transmeton Koha.net.

Sipas tij, “nëse dikush mendon se mund ta mposht Serbinë me shantazhe, gabon shumë”.

Exit mobile version