Sot zhvillohet referendum i dytë në Komunën e Dojranit, ku të drejtë vote kanë 2,750 qytetarë në tetë vendvotime, transmeton Portalb.mk.
“Për” apo “kundër”, qytetarët duhet të përgjigjen në lidhje me atë se ujësjellësi dhe kanalizimi të kalojnë në partneritetin publiko-privat (PPP).
Brenda tre vjetëve qytetarët e Dojranit kanë marrë pjesë në referendum, duke vendosur për çështje të rëndësishme brenda qytetit.
Përmes PPP, pushtetarët lokal mendojnë të zgjidhin problemin e shtrirjes së rrjetit të kanalizimit në gjithë vendin.