Site icon PORTALB

U finalizua marrëveshja VV-LDK, Kurti kryeministër

Në konferencë e përbashkët për media, Albin Kurti dhe Isa Mustafa konfirmuan marrëveshjen për bashkëqeverisje në pushtetin qendror, transmeton Portalb.mk.

Kurti sqaroi se Qeveria e tij do të ketë 2 zv.kryeministra, 15 ministri dhe 33 zv.ministra.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Kurti sqaroi se VV-ja do të propozon kandidatin e LDK-së për kryetarin e Kuvendit, ndërsa Konjufca do të kalon në qeveri.

Mustafa në lidhje me postin e presidentit sqaroi se nuk ka ndonjë marrëveshje, por do të bisedohet pastaj.

Ata theksuan se nesër përsëri do të takohen për detajet e marrëveshjes.

Exit mobile version