Site icon PORTALB

Është arrestuar 25-vjeçari nga fshati Studeniçan i Shkupit

MPB, Ministria e Punëve të Brendshme, policia

MPB

Gjatë mbrëmjes së djeshme në afërsi të parkingut “Miletkovo” në autostradën Gjevgjeli-Demir Kapi është arrestuar 25-vjeçari S.A. nga fshati Studeniçan i Shkupit.

I arrestuari po drejtonte makinën e tipit Folgsvagen Fejton me targa të një veture tjetër. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur rreth 14 emigrantë në makinë (12 nga Afganistani dhe dy nga Siria).

S.A. dhe emigrantët janë dorëzuar në SPB-Strumicë për procedurë të mëtutjeshme.

Exit mobile version