Ambasadorja e Britanisë në Shkup Rejçell Gallouej siguron që Britania e Madhe do të mbetet përkrahës i fortë i Maqedonisë së Veriut dhe raportet ndërmjet dy vendeve do të vazhdojnë të zhvillohen, në fjalimin e saj me rastin e Bregzit, njofton Portalb.mk.
“Sot është dita kur Britania e Madhe largohet nga Bashkimi Evropian. Është me rëndësi të thuhet që Britania e Madhe largohet nga BE-ja, po jo nga Evropa”, Gallouej e filloi fjalimin e saj në gjuhë maqedonase.
Ajo përkujtoi që Britania e Madhe është investuesi i huaj i drejtpërdrejtë numër një dhe partneri tregtar numër dy i Maqedonisë së Veriut.
“Mund t’u sigurojë që mbetemi përkrahës i fortë i Maqedonisë së Veriut dhe raportet tona do të vazhdojnë të zhvillohen në të ardhmen. Britania e Madhe është investues i huaj i drejtëpërdrejtë numër 1 në vend dhe partner tregtar numër 2. E kemi zmadhuar programin tonë për përkrahje, ndërsa edhe përkrahja jonë për integrimet euroatlantike të vendit do të vazhdojnë. Si obligim i imi personal, unë do të vazhdoj të punoj në fuqizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve si dhe në përmirësimin e maqedonishtes time. Me padurim e pres këtë kapitull të ri të raporteve tona”, tha Gallouej.
Britania e Madhe e braktisi BE-në mbrëmë në mesnatë.
Обраќање на Британската амбасадорка Рејчел Галовеј по повод излегувањето на ?? од Европската Унија. #UKinRNMacedonia @RGallowayUK pic.twitter.com/ggt0TZ1WKO
— UK in North Macedonia (@UKinRNMacedonia) January 31, 2020