Site icon PORTALB

Qeveria ka realizuar vetëm 10 përqind të kërkesave të investuesve të huaj, 60 përqind janë në procedurë

Investimet e huaja – çelësi i zhvillimit ekonomik? / Foto: A. Dodevska

Ilustrim

Qeveria dhe organet tjera shtetërore kanë realizuar rreth 10 përqind të kërkesave të investuesve të huaj të publikuar në “Librin e bardhë”, kurse rreth 60 përqind janë në procedurë, ka thënë sot zëvendës kryeministrja për çështje ekonomike Milla Carovska në takimin me Këshillin të investuesve të huaj, transmeton Meta.mk.

“Një pjesë e madhe e kërkesave dhe propozimeve kanë të bëjnë me rregulloren ligjore që është pjesë e legjislacionit të punës, shëndetit dhe sigurisë në punë dhe Ligjin e ri për marrëdhënie pune, të cilin e kemi krijuar së bashku me odat ekonomike dhe një pjesë e madhe e kërkesave në “Librin e bardhë”, tashmë janë implementuar në zgjidhjen e re ligjore. Presim që pas formimit të Qeverisë së re, Ligji për marrëdhënie pune të lëshohet për miratim në Parlament”, ka shtuar Carovska.

Kryetari i Këshillit të investuesve të huaj dhe drejtor i përgjithshëm i EVN, Shtefan Peter, apeloi te kolegët e tij, përfaqësues të kompanive vendase dhe të huaja, të mos e presin sjelljen e vendimeve, të mos pesim të mbarojnë zgjedhjet, por të veprojnë tani.

“Biznesi duhet patjetër të funksionojë dhe të zhvillohet”, ka theksuar Peter.

Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kryetari i Këshillit të investuesve të huaj ka thënë që dy sfidat kryesore të cilat qëndrojnë pranë Qeverisë dhe kompanitë në periudhën e ardhshme janë detyrimet doganore dhe migrimi i fuqisë së punës në vende tjera. Tejkalimi i këtyre dy sfidave, sipas Peter, është i mundur vetëm nëse ekziston bashkëpunim i ngushtë ndërmjet Qeverisë, organeve shtetërore dhe biznesit.

Exit mobile version