Mësuesi nga Gostivari në paraburgim, rrezikon 12 vjet burg pasi e ka ngacmuar seksualisht një nxënëse

Prokuroria Publike e Gostivarit ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një mësuesi nga Gostivari për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer vepër penale “Sulm gjinor ndaj fëmijës më të vogël se 14 vjeç“, nga neni 188 paragrafi 1 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk.

“Mësuesi i dyshuar, më 29 janar, në shkollën e fshatin Çegran, ka kryer veprime gjinore ndaj nxënëses në moshë 9-vjeçare. Ai gjatë kohës së pushimit e ka ftuar të miturën të shkoj tek ai në mësonjëtore, e ka prekur dhe puthur, gjatë së cilës me telefon celular ka bërë fotografi të përbashkët me vajzën. Kur e dëmtuara ka dalë nga mësonjëtorja, mësuesi i ka thënë se sërish do ta ftojë”, thonë nga Prokuroria.

Prokurori kompetent deri te gjykatësi i procedurës paraprake në Gostivari ka dorëzuar propozim për shqiptimin e paraburgimit, pasi që ekzistojnë rrethana për arratisje, mundësi që ta përsërit veprën ose ta pengojë procedurën penale me ndikim ndaj dëshmitarëve.

Gjykata i ka shqiptuar masë paraburgimi prej 30-të ditëve.

Sipas Kodit Penal, nëse i akuzuari shpallet fajtor, do të dënohet me minimum 12 vjet burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button