Site icon PORTALB

Juventusi pas Icardit

Mauro Icardi

Juventusi nuk ka hequr dorë nga shërbimet e sulmuesit Mauro Icardi.

Sipas “Tuttosportit”, klubi italian po synon ta transferojë sulmuesin gjatë verës, transmeton KTV.

Icardi aktualisht është i huazuar te Paris Saint-Germain, me të cilin ekip po shkëlqen në sezonin e tij të parë.

Juventusi thuhet se do të provojë sërish të nisë bisedimet me Interin, për transferimin e argjentinasit.

Icardi këtë sezon me parisienët në të gjitha garat ka shënuar 17 gola dhe katër asistime.

Exit mobile version