Skandal, arsimtari në RMV dyshohet se ka puthur nxënësen e tij

Ministria për punë të brendshme (MPB) raportoi se një arsimtar dyshohet se ka puthur nxënësen e tij në hapësirat e shkollës, transmeton Portalb.mk.

Rasti është paraqitur nga prindi 39 vjeçar i nxënëses.

Më 29.01.2020 në ora 18:20, prindi 39 vjeçar nga një fshat i Gostivarit kishte raportuar në Polici se arsimtari 54 vjeçar kishte marrë vajzën e mitur në një klasë të zbrazur të shkollës ku ka mësuar. Ai ka raportuar se ajo është puthur dhe përqafuar nga arsimtari.

MPB raportoi se arsimtari është mbajtur në stacionin policor për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button