Borrell thotë se rinisja e dialogut është arsyeja e vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se Ballkani Perëndimor është prioritet i tij sa të jetë në këtë pozitë.

Ai ka treguar se rifillimi i negociatave në mes të Prishtinës dhe Beogradit janë në krye të agjendës së tij sa do të qëndrojë në dy kryeqendrat nga nesër.

“Po angazhohem fort që dialogu i ndërmjetësuar nga BE të rinisë dhe për këtë do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë si të paratë vende në rajon gjatë kësaj jave”, ka shkruar Borrell në Twitter, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button