Site icon PORTALB

Maqedonia e Veriut e mbështeti planin e SHBA-ve për çështjen Izrael-Palestinë

Ceremonia e ngritjes së flamurit të NATO-s para godinës së qeverisë së Maqedonisë së Veriut më 12 shkurt 2019. Emri i vjetër i institucionit u hoq nga fasada një ditë më parë. Foto nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, për përdorim publik.

Ceremonia e ngritjes së flamurit të NATO-s para godinës së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut më 12 shkurt 2019

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka përshëndetur përpjekjet e SHBA-ve, nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump, të paraqitura në planin për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez, transmeton Portalb.mk.

“Status quo nuk është i qëndrueshëm, shpresojmë që përmes bisedimeve do të mund të arrihet deri të zgjidhja e shumëpritur për dy shtetet, bazuar në vizionin për paqe në Lindjen e Afërt”, deklaruan nga Qeveria.

Ata i bëjnë thirrje liderëve të Izraelit dhe Palestinës që të shfrytëzojnë këtë moment për arritjen e zgjidhjes përmes bisedimeve.

“RMV përkushtohet për arritjen e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Lindjen e Afërt, zgjidhje të qëndrueshme dhe fer, që i respekton interesat legjitime të dy palëve dhe bazohet në rezolutat e Kombeve të Bashkuara”, theksojnë nga Qeveria e RMV-së.

Ndryshe, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), gjatë prezantimit të të ashtuquajturit plani i paqes për Lindjen e Mesme, njoftoi se Kudsi do të njihet si kryeqyteti i “pandarë” i Izraelit dhe se plani është shans i fundit për palestinezët.

LEXO: Trump prezantoi të ashtuquajturin plani i paqes për Lindjen e Mesme, Kudsi do të njihet si kryeqyteti i “pandarë” i Izraelit

Exit mobile version