Site icon PORTALB

Janë  paralajmëruar padi penale kundër kreatorëve dhe administratorit të “Dhomës Publike”

Ministria e Punëve të Brendshme - Maqedoni e Veriut

Ministria e Punëve të Brendshme - Maqedoni e Veriut

Dy persona, prej të cilëve një kreator, ndërkaq tjetri administrator i grupit “Dhoma Publike”, të aplikacionit për porosi të shpejta “Telegram”, dje janë ftuar në stacion policor, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç informoi në profilin e saj në Fejsbuk, zv/ministrja teknike, Sllavjanka Petrovska, vazhdon hetimi i Byrosë për Siguri Publike në lidhje me grupin.

“Mbrëmë në stacion policor janë ftuar dy persona, prej të cilëve njëri administrator, ndërkaq tjetri kreator i grupit “Dhoma Publike”, pas kryerjes së bisedave dhe mbledhjes së provave kundër tyre do të dorëzohet padi penale. Byroja vazhdon me aktivitete për përzierje eventuale të personave tjerë”, ka shkruar Petrovska.

Skandali i cili zbuloi se në grup ndahen fotografi dhe video të vajzave, në mesin e të cilave kishte edhe të mitura, u zbardh përpara disa ditëve. Sot ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, informoi se grupi ka pasur rreth 8.000 anëtarë, ndërkaq në të janë shpërndarë rreth 800 video dhe fotografi private. Ai tha se bisedë do ë ftohen vetëm ata të cilët kanë shpërndarë përmbajtje, dhe jo të gjithë anëtarët.

Në ndërkohë, edhe pse është ndryshuar emri i “Dhomës Publike” më shumë se gjysma e anëtarëve e kanë lëshuar grupin, duke përfshirë edhe administratorin.

Exit mobile version