Site icon PORTALB

Vidhen 67 laptopë nga shkolla në Pallçisht të Poshtëm të Tetovës

Assesi të ndalet vjedhja e kompjuterëve nëpër shkolla

Assesi të ndalet vjedhja e kompjuterëve nëpër shkolla

Gjashtëdhjetë e shtatë laptopë dhe adapterët e tyre janë vjedhur nga shkolla fillore “Dervish Cara” në fshatin Pallçisht i Poshtëm i Tetovës.

Siç informon MPB-ja, vjedhja ka ndodhur ndërmjet 24 dhe 25 qershorit, kur autorë të panjohur në mënyrë të dhunshme e kanë hapur njërën nga dritaret e shkolës, dhe pastaj, nga tre klasa të shkollës i kanë vjedhur laptopët. Dëmi i shkaktuar vlerësohet në rreth 800.000 denarë. /Portalb

Exit mobile version