Site icon PORTALB

Sulmi ajror i Iranit la me dëmtime traumatike në tru 34 ushtarë amerikanë

Ushtria amerikane, ilustrim

Së paku 34 trupa amerikane janë diagnostikuar me pasoja traumatike në tru pas një sulmi nga iranianët në bazën e tyre në Irak, ka bërë të ditur Pentagoni.

Së paku 17 ushtarë janë ende nën mbikëqyrje mjekësore, deklaruan autoritetet. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më herët kishte thënë se asnjë anëtar i trupave amerikane nuk ishte lënduar nga sulmi i 8 janarit që erdhi pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani nga SHBA-ja, transmeton Top Channel.

I pyetur për zhvillimet e fundit, gjatë Forumit Botëror Ekonomik në Davos, Trump u përgjigj “Kam dëgjuar se kanë disa kokëdhembje, por mund të them se nuk është aq serioze”.

“Nuk i konsideroj si pasoja serioze duke u bazuar në ato se cfarë kam parë më herët”, shtoi ai.

Pentagoni kishte deklaruar se asnjë ushtar nuk ishte vrarë gjatë sulmit ajror të Iranit në bazën Ain al-Asad.

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, Jonathan Hoffman, u tha gazetarëve të premten se tetë nga të prekurit ishin dërguar në SHBA për trajtim të plotë derisa nëntë tjerë janë duke u trajtuar në Gjermani.

Exit mobile version