Site icon PORTALB

ShBA me rregulla të reja për turistet shtatzënë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump, ka paralajmëruar zbatimin e një politikë të re për të bërë më të vështirë që shtetasit e huaj të lindin në tokën amerikane me qëllimin që fëmijët e tyre të bëhen shtetas amerikanë, një praktikë e njohur zakonisht si “turizmi i lindjes”, raporton CNN, transmeton Portalb.mk.

Rregullat e reja hynë në fuqi gjatë ditës së djeshme, ndërkohë që ky njoftim të mërkurën u dërgua në ambasadat e gjithë botës.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten se Departamenti i Shtetit “nuk do të lëshojë më viza të përkohshme vizitorësh (B-1 / B-2) për të huajt që kërkojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara për “turizmin e lindjes”.

Exit mobile version