Site icon PORTALB

Gjermani, raportohen të paktën 6 persona të vdekur në një sulm të armatosur

Ilustrim

Gjermani, raportohen të paktën 6 persona të vdekur në një sulm të armatosur në qytezën Rot am See në shtetin Baden Württemberg. Një person është arrestuar.

Policia tha se informacionet fillestare sugjerojnë që viktimat dhe i dyshuari e njihnin njëri-tjetrin dhe nuk ka asnjë indikacion se ishin të përfshirë më shumë të dyshuar.

Sipas burimeve lokale, viktimat janë pjesë e të njëjtës familje.

Të shtënat me armë kanë ndodhur në një ndërtesë, pranë një zone me 5200 banorë dhe sipas të dhënave të para bëhet fjalë për një tragjedi familjare. Kështu ka komentuar në Twitter policia e Aalen.

Përveç të dyshuarit të arrestuar, sipas policisë nuk ka bashkëpunëtorë të tjerë.

Exit mobile version