Premtim: Transport publik në Komunën e Tetovës. Transporti publik në Tetovë do të organizohet me sistemin modern të integruar dhe transport urban. Linjat e rregullta brenda qytetit në bashkësitë urbane, të cilat do të shfrytëzojnë stacionet e përbashkëta.
[Burimi: Debati parazgjedhor i Portalb.mk, data: 14.12.2017]
ARSYETIM:
Premtimi për transportin publik në Tetovë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e dha në mandatin e saj të parë në Programin për zgjedhje lokale të vitit 2013 “Ndërtojmë së bashku“, ndërsa të njëjtën e përsëriti dhe në debatin e organizuar nga “BIRN Kosovë” dhe “Portalb.mk” në tetor të vitit 2017. Ky premtim i Arifit nuk është realizuar.
Edhe pse vitet e fundit shumë herë njoftoi për aplikimin e transportit publik, përfshirë edhe premtimin se Komuna këtë do ta realizoi me fuqitë e veta, përsëri deri më tani (15.01.2020) kjo nuk ka ndodhur.
Me 6 janar të këtij viti (2020) “Alsat M” informoi se rrjedhin procedura administrative dhe financiare për prokurimin e autobusëve mes Komunës, Ministrisë së Financave dhe Bankës Botërore. I pari i Këshillit të Komunës, Bekim Memeti për “Alsat M” deklaroi se presin miratimin për prokurimin e autobusëve me vlerë prej 73 milion denarësh.
Dua të them se kaloi në mbledhjen e Bankës Botërore, si kërkesë për huazim në Ministrinë e Financave kaloi, dhe tani presim miratimin.
Në të njëjtën tekst të “Alsat M” është transmetuar edhe deklarata e Ministrisë së Financave se pas kompletimit të dokumentacionit projektues, i njëjti do të dorëzohet në Bankën Botërore.
Kërkesa e Komunës së Tetovës për prokurim të pesë autobusëve është miratuar nga Banka Botërore dhe Ministria e Financave. Tani presim të përfundojë dokumentacioni final i cili më tej do të dorëzohen deri në Bankën Botërore për prokurimin e autobusëve.
Duke pasuar parasysh se procedura për prokurimin e autobusëve është duke u realizuar dhe nuk jepen afate konkrete se kur pritet të finalizohet procedura, premtimin e Arifi për transportin publik në Tetovë, e vlerësojmë si të parealizuar.
****
“Vërtetmatësi” deri në fund të mandatit të kryetares Arifi (tetor 2021) përsëri do t’i kthehet këtij premtimi zgjedhor.
Burim: Vërtetmatësi