Site icon PORTALB

Ibrahimoviç mund i vetëm Anglinë (Video)

Kjo ndeshje miqësore edhe njëherë tregoi se Anglia ka probleme serioze dhe se Ibrahimoviç nuk po tregon shenja se do të ndalet ndonjëherë

Kjo ndeshje miqësore edhe njëherë tregoi se Anglia ka probleme serioze dhe se Ibrahimoviç nuk po tregon shenja se do të ndalet ndonjëherë

Zlatan Ibrahimoviç ka shënuar plot katër gola ndaj Anglisë, për të mposhtur i vetmuar albionët në ndeshjen jubilare të 100-të për kapitenin e Anglisë, Steven Gerrard.

Suedia e filloi më mirë takimin. Ishte supersulmuesi Zlatan Ibrahimoviç (20’), ai që hapi serinë e golave duke i dhënë epërsinë ekipit të tij.

Sidoqoftë, kjo nuk u pëlqeu fare Danny Welbeckut (35’) dhe Caulkerit (38’) të cilët shënuan dy gola të shpejtë për t’i dhënë Anglisë epërsinë pas pjesës së parë.

Në pjesën e dytë trajnerët bënë disa zëvëndësime. Sidoqoftë, kjo nuk kishte rëndësi fare për Zlatan Ibrahimoviç.

Zlatan Ibrahimoviç (77’) realizoi një gol me asistim të Senvesson për 2-2, teksa në minutën e 84 e kaloi në epërsi Suedinë. Për t’ua bërë totalisht bajat futbollin anglezëve dhe për t’i thënë Gerrardit se duhet t’i ndjekë këshillat e tij, ishte Ibracadabra ai që realizoi për 4-2 në minutën e fundit të takimit. Goli i fundit ishte spektakolar, e la ne hije golin nga gjuajtja e lire. Gershera nga 35 metra eshte e pa perseritshme. Unike. E jashtezakonshme. 

Kjo ndeshje miqësore edhe njëherë tregoi se Anglia ka probleme serioze dhe se Ibrahimoviç nuk po tregon shenja se do të ndalet ndonjëherë. /portalb/

Exit mobile version