Site icon PORTALB

Çitaku: Politikanë nga Serbia tentojnë ta përvetësojnë figurën e Skënderbeut

Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thënë se ka diçka patologjike në mënyrën se si gazetarë dhe politikanë nga Serbia i trajtojnë të gjitha kombet që i kanë përreth, transmeton KlanKosova.

“Një përkujtim i imi në rrjetin Twitter për Skënderbeun vazhdon të marrë reagime çdo ditë nga llogari në gjuhën serbe. Sigurisht, të gjitha fyese. Janë përfshirë gazetarë e politikanë nga Serbia të cilët paftyrësisht përvetësojnë figurën e Gjergj Kastriotit”.

“Thënë shkurt, mesjeta nuk është vetëm koncept kohor. Është edhe mënyrë e të menduarit. Dikush ka mbetur ende aty”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të saj në Facebook.

 

Exit mobile version