Site icon PORTALB

Presidenti i Këshillit Evropian për vizitë zyrtare në Shkup

Çarlls Miçel (Charles Michel) president i Këshillit të Bashkimit Evropian

Çarlls Miçel (Charles Michel) president i Këshillit të Bashkimit Evropian

Sot dhe nesër në Maqedoninë e Veriut do të qëndrojë për vizitë zyrtare presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, njofton Portalb.mk.

Gjatë vizitës, Michel do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin teknik Oliver Spasovski, me liderin e LSDM-së Zoran Zaev dhe me liderin e opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Ditën e dytë, Michel do ta vizitojë projektin e financuar nga BE “përmirësimi i infrastrukturës së grumbullimit të ujërave të zeza në Qytetin e Shkupit”.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është që të përmirësojë infrastrukturën komunale të grumbullimit të ujërave të zeza në Shkup. Vlera e projektit është 9.68 milionë euro, prej të cilave 7.1 milionë euro janë nga IPA, ndërkaq 2.58 milionë me kofinancim nacional.

Exit mobile version